75 Mall Live Search
20:38 / E Mërkurë, 05 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Osmani takon gazetarët, premton kushte më të mira të punës për ta

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka mbajtur sonte një takim me gazetarët.

Gjatë këtij takimi, Osmani ka premtuar se do të angazhohet për të ofruar kushte më të mira të punës për ta.

Osmani gjithashtu theksoi se do të krijoj lehtësira dhe infrastrukturë adekuate për gazetarët që të përcjellin Kuvendin, raporton Indeksonline.

“Qëllimi është t’iu krijojmë kushte sa më të mira, që të keni punën sa më të lehtë. Shpresoj shumë që e dini se sa e vlerësoj punën që e bëni. Tash ne e kemi detyrën e përbashkët, do ta mbikëqyrim qeverinë”, tha ajo.

Gjithashtu Osmani tha se së shpejti do të caktojë takim me Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës që të diskutohet se si mund të përmirësohen këto kushte./Indeksonline/