75 Mall Live Search
09:13 / E Premte, 14 Shkurt 2025 / Z S

Osmani takon homologen e saj nga Zvicra, flasin për thellimin e bashkëpunimit midis dy vendeve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po qëndron në Mynih të Gjermanisë. Gjatë qëndrimit atje Osmani ka zhvilluar edhe një takim me presidenten e re të shtetit të Zvicrës, Karin Keller-Sutter.

Në këtë takim është diskutuar lidhur me thellimin e bashkëpunimit midis dy vendeve.

‘’Takim i shkëlqyer me presidenten e re të Zvicrës, Karin Keller-Sutter. Do të vazhdojmë të punojmë ngushtë me presidenten Keller-Sutter për ta thelluar edhe më tej partneritetin tonë në fusha të interesit të ndërsjellë, e për të mirën e të dy popujve tanë’’, ka shkruar Osmani.

Zvicra vazhdon të jetë një nga partnerët më të rëndësishëm të Kosovës, me mërgatën tonë që luan një rol thelbësor në forcimin e bashkëpunimit midis dy shteteve tona, ka shtuar Osmani./Indeksonline/