75 Mall Live Search
14:57 / E Enjte, 04 Prill 2024 / S Z

Osmani takon Hovenierin, flasin për anëtarësimit në KiE dhe zgjedhjet në veri

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani priti sot në takim të rregullt Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara, Jeffrey Hovenier.

Siç njoftoi Presidenca, në takim u diskutua për zhvillimet e fundit në vend me fokus të veçantë në procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

Tutje, Presidentja Osmani dhe Ambasdaori Hovenier diskutuan edhe për përgatitjet që po bëhen për mbajtjen e zgjedhjeve në veri, si dhe aspekte të ndryshme të bashkëpunimit bilateral.

“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani priti sot në takim të rregullt Ambasadorin e SHBA-ve, Jeffrey Hovenier.Në takim u diskutua për zhvillimet e fundit në vend me fokus të veçantë në procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës. Tutje, Presidentja Osmani dhe Ambasdaori Hovenier diskutuan edhe për përgatitjet që po bëhen për mbajtjen e zgjedhjeve në veri, si dhe aspekte të ndryshme të bashkëpunimit bilateral”, thuhet në njoftimin e presidencës.