Osmani takon në Prishtinë presidentin fqinj të Maqedonisë Veriore

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim homologun e saj maqedonas, Stevo Pendarovski.
Takimi i mbyllur për media nisi në ora 11:00.
Indeksonline raporton se Osmani dhe Pendarovski për here të fundit u takuan në Republikën e Maqedonisë së Veriut në prill te vitit 2023.
Në atë takim, Osmani kishte bërë thirrje që aleatët t’i bëjnë presion Serbisë per të respektuar marrëveshjen e Ohrit.
Pendarovski aso kohe ishte deklaruar i kënaqur me marrëdhëniet e ngushta me Republikën e Kosovës, duke shprehur përkrahjen e Maqedonisë së Veriut për anëtarësim të Kosovës në organizata ndërkombëtare./Indeksonline/