75 Mall Live Search
13:17 / E Martë, 15 Korrik 2025 / S Z

Osmani falënderon Letoninë për mbështetjen ndaj Kosovës në rrugën euroatlantike

Presidentja e Kosovës,Vjosa Osmani, në kuadër të vizitës së saj, u takua me presidentin e Letonisë, Edgars Rinkēvičs.

“Diskutime përmbajtësore dhe vullnet i përbashkët për bashkëpunim të thelluar.

Në takim me presidentin e Letonisë, Edgars Rinkēvičs e falënderova për përkrahjen e jashtëzakonshme ndaj Kosovës në çdo fazë të shtetndërtimit dhe për zërin e fuqishëm në mbështetje të rrugës sonë euroatlantike.

Ekonomia, siguria e fusha të tjera të interesit të ndërsjellë janë natyrshëm kapituj të rinj të bashkëpunimit mes dy shteteve tona që mbrojnë vlera të përbashkëta, shkroi në Facebook, presidentja Osmani.