75 Mall Live Search
14:17 / E Premte, 14 Shkurt 2025 / S Z

Osmani takon sekretarin e përgjithshëm të KE-së, diskutojnë për rrugën e Kosovës drejt anëtarësimit në këtë organizatë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me sekretarin e përgjithshëm të Këshillit të Evropës, Alain Berset.

Osmani dhe Berset në këtë takim kanë diskutuar mbi zhvillimet e fundit dhe rrugën e Kosovës drejt anëtarësimit në këtë organizatë.

“Një takim i frytshëm me sekretarin e përgjithshëm të Këshillit të Evropës, Alain Berset, ku diskutuam mbi zhvillimet e fundit dhe rrugën e Kosovës drejt anëtarësimit në këtë organizatë. Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës do të përbënte një fitore jo vetëm për të drejtat e njeriut në Kosovë, por edhe për vetë Evropën dhe vlerat e saj themelore”,  ka thënë Osmani.