Osmani takon Shpend Ahmetin, kërkon të fuqizohet bashkëpunimi ndërinstitucional në përballimin e pandemisë

Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka vizituar Komunën e Prishtinës dhe ka përgëzuar kryetarin Shpend Ahmeti për menaxhimin e deritashëm të situatës me pandeminë Covid-19.
Të dy zyrtarët theksuan se siguria qytetare është primare dhe se duhet fuqizuar bashkëpunimin ndërinstitucional në përballimin e pandemisë.
Kryetarja Osmani potencoi se menaxhimi i situatës me pandeminë duhet të jetë fokus i gjithë spektrit politik dhe se bashkërendimi i nivelit lokal me atë qendror me qëllim të ndërmarrjes së hapave konform vendimit të Gjykatës Kushtetuese, duhet të vihet në funksion të tejkalimit të kësaj situate.
Osmani dhe Ahmeti kanë ftuar qytetarët të përmbahen nga daljet e panevojshme dhe t`i respektojnë masat e kërkuara nga institucionet e vendit.