Osmani takon të rinjtë shqiptarë në Austri

Presidentja Vjosa Osmani ka takuar të rinjtë shqiptarë në Forumin Evropian Alpbach, gjatë qëndrimit të saj në alpet austriake.
“Një gjeneratë që nuk njeh kufij! Pasdite e bukur në zemër të Alpeve austriake, mes të rinjve të jashtëzakonshëm shqiptarë në Forumin Evropian Alpbach. Të gjithë kanë një të përbashkët: dashurinë për vendin dhe vendosmërinë për ta bërë Kosovën më të mirë”, ka shkruar e para e shtetit në rrjetet sociale.
Osmani është duke qëndruar tash e disa ditë në Austri për të marrë pjesë në Forumin Evropian. Nga atje ajo ka bërë thirrje që anëtarësimi i Kosovës të jetë sa më i shpejtë, derisa në intervista të ndryshme për mediat e huaja ka potencuar destabilizimin që po ia bëjnë rajonit Serbia dhe Rusia.