75 Mall Live Search
08:42 / E Martë, 11 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Osmani takon udhëheqësit e agjencive të OKB-së në Kosovë, numrin një të EULEX-it e ministrin italian

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani do të zhvillojë sot një sërë takimesh.

Me fillim nga ora 13:00, Osmani do të takohet me udhëheqësit e agjencive të Kombeve të Bashkuara në Kosovë.

Ajo, do të takojë edhe shefin e misionit të EULEX-it, Lars Gunnar Wigermark, nga ora 16:30 , transmeton Indeksonline.

Kurse në orën 15:00 , Vjosa Osmani, do të presë në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Italisë, Luigi di Maio./Indeksonline/