75 Mall Live Search
17:59 / E Mërkurë, 28 Maj 2025 / Z S

Osmani takon ushtarët e FSK-së që shkuan në ShBA për trajnimin JRTC

Presidentja Vjosa Osmani ka bërë të ditur se ka ardhë sot nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në një postim në Facebook, ajo ka bërë të ditur se u ka uruar suksese ushtarëve të FSK-së që do nise për në ShBA për programin e trajnimit “Joint Readiness Training Center”.

“Sot në mëngjes, me të arritur nga SHBA, i urova rrugë të mbarë e suksese kontigjentit prej 152 ushtarëve të FSK-së që po udhëtonin për SHBA për programin e trajnimit JRTC (Joint Readiness Training Center)”, ka shkruar Osmani./Indeksonline/