75 Mall Live Search
22:37 / E Premte, 06 Tetor 2023 / Gj. Sh

Osmani takon Von der Leyen: Kosova më shumë se kurrë ka nevojë për mbështetjen e Komisionit Evropian

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Osmani potencoi se tani Kosova ka nevojë më shumë se kurrë për mbështetjen e Komisionit Evropian.

“Kosova më shumë se kurrë ka nevojë për mbështetjen e Komisionit Evropian, ndërkohë që po përballemi me sfida të paprecedentë”, shkroi Osmani.