75 Mall Live Search
22:56 / E Premte, 08 Nëntor 2024 / FR

Osmani takon Von der Leyen në Hungari: Vazhduam diskutimet e filluara në vizitën e saj të fundit në Kosovë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka bërë të ditur se në Hungari është takuar me kryetaren e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen.

Përmes një postimi në Facebook, Osmani tha se vazhduan diskutimet e filluara gjatë vizitës së fundit të  Von der Leyen në Kosovë.

“Me Kryetaren e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen, vazhdim i diskutimeve që i filluam gjatë vizitës së saj të fundit në Kosovë, para më pak se dy javësh”, ka shkruar Osmani.