Osmani takon gratë e Fushë Kosovës: Pa fuqizimin dhe përfaqësimin e tyre të barabartë, nuk ka zhvillim të qëndrueshëm!

Kandidati për kryetar të komunës së Fushë Kosovës nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) Besnik Osmani ka takuar sot gratë e këtij qyteti, ku dhe ka prezantuar 13 gra kandidate në listen për asambleiste.
Osmani ka thënë se gratë janë në qendër të programit të tyre qeverisës, sepse besojnë se pa fuqizimin dhe përfaqësimin e tyre të barabartë, nuk ka zhvillim të drejtë e të qëndrueshëm.
“Këtë pasdite së bashku me Linden bartesen e listes sone patëm kënaqësinë të prezantojmë 13 kandidatët e shquara gra të listës sonë fituese. Gratë janë në qendër të programit tonë qeverisës, sepse besojmë se pa fuqizimin dhe përfaqësimin e tyre të barabartë nuk ka zhvillim të drejtë e të qëndrueshëm. Falënderim i veçantë për angazhimin, guximin dhe vizionin që secila prej tyre sjell për të ardhmen e qytetit tonë”, ka thënë Osmani.