18:30 / E Hënë, 29 Maj 2023 / LB

Osmani: Të gjitha ata që zbatojnë urdhrat e Vuçiqit për destabilizimin e veriut, të përballen me drejtësinë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas tensioneve të sotme në veri të Kosovës.

Në twitter ajo ka shkruar se të gjithë ata që zbatojnë urdhrat e Vuçiqit për destabilizimin e veriut të Kosovës, duhet të përballen me drejtësinë.

“Këto akte të papranueshme dhune duhet të dënohen nga të gjithë. Ata që zbatojnë urdhrat e Vuçiqit për destabilizimin e veriut të Kosovës, duhet të përballen me drejtësinë”, shkroi Osmani.