75 Mall Live Search
08:49 / E Premte, 19 Shtator 2025 / Z S

Osmani: Të investojmë në shëndet do të thotë të investojmë në një të ardhme më të mirë për qytetin tonë

Kandidati i LDK-së për të parin e Fushë-Kosovës, Besnik Osmani e ka nisur mëngjesin e sotëm duke vizituar karvanin shëndetësor “Për𝐬𝐡ë𝐧𝐝𝐞𝐭je”, i cili ndaloi në Harilaq.

Sipas Osmanit, duke investuar në shëndet investohet në një të ardhme më të mirë për qytetin.

Postimi i plotë:

Këtë mëngjes pata kënaqësinë të vizitoja karvanin shëndetësor “Për𝐬𝐡ë𝐧𝐝𝐞𝐭je”, i cili ndaloi në Harilaq. Ky aktivitet solli energji pozitive dhe këshilla të vlefshme për qytetarët tanë, duke na kujtuar se kujdesi për shëndetin nis nga vetja dhe nga zgjedhjet e përditshme që bëjmë.

Jam mirënjohës për punën e palodhshme të stafit shëndetësor të QKMF-së Fushë-Kosovë dhe gjithë ekipit të përfshirë, të cilët me përkushtim ofruan matje, këshilla dhe informacione të dobishme.

Të investojmë në shëndet do të thotë të investojmë në një të ardhme më të mirë për qytetin tonë. Do të jem gjithmonë përkrah nismave që sjellin vlera të tilla për komunitetin dhe që fuqizojnë secilin prej nesh të jetojë më shëndetshëm./Indeksonline/