75 Mall Live Search
14:33 / E Premte, 15 Maj 2020 / indeksADMonline

Osmani: Të vazhdojmë të respektojmë masat, të mos rikthehet vala e infeksionit

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, ka thënë se rritja e numrit të rasteve të reja është është shqetësues dhe dëmton përkushtimin e deritanishëm, deri në vetëmohim, në luftën kundër pandemisë.

Osmani tha se duhet të vazhdojmë ta mbajmë distancën fizike dhe të kujdesemi për higjienën personale, duke i respektuar masat dhe rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, transmeton IndeksOnline.

Postimi:

Njoftimi rreth rasteve të reja me COVID-19 është shqetësues dhe dëmton përkushtimin e deritanishëm, deri në vetëmohim, në luftën kundër pandemisë. Janë vetëm 19 javë që përballemi me coronavirusin dhe kemi ende shumë për të mësuar rreth tij. Historia tregon shembuj të mëhershëm të rikthimit të valëve te infeksionit, të cilat shpesh janë përcjellë me goditje dhe më të rënda sesa në valën e parë.

Andaj, duhet të vazhdojmë ta mbajmë distancën fizike dhe të kujdesemi për higjienën personale, duke i respektuar masat dhe rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike. Të vazhdojmë që, me sjellje të kujdesshme, të tregojmë përgjegjësi shoqërore ndaj shëndetit tonë dhe të të tjerëve! 

Asgjë nuk ka mbaruar, deri sa të mbarojë.