Osmani tha se e refuzoi Kelmendin në synimin për post të lartë, ai e quan deklaratën e saj gënjyese
Vjosa Osmani, kandidate për kryeministre nga LDK, mbrëmë ka qenë mysafire në emisionin PRESSING në T7.
Ajo ndër të tjera foli edhe për kërkesën e Ramiz Kelemendit ndaj LDK-së, duke thënë se nuk ka pranuar që Kelmendit t’i jepet garancion se do të emërohet zëvendëskryeministër, përcjellë Indeksonline.
Ndërsa, sot përmes një shkrimi të bërë në llogarinë Facebook, Kelmendi i cili u largua nga LDK, ka demantuar Osmanin, duke e quajtur deklaratën e saj gënjyese.
Ky është postimi i tij i plotë:
Isha Deputet i Pavarur dhe kur mu ofrua oferta nga Kryetari i LDK-së Isa Mustaga me bashkëpunëtorë që të aderoja në LDK dhe të marrë pozitën e zv/Kryeministrit, si përgjegjësi për të kontribuar në Zhvillimin Ekonomik të Kosovës (ku jemi vet-vlerësuar e vlerësuar si Qeveri e suksesit), e pranova si detyrë dhe obligim.
Meqenëse isha i suksesshëm, kërkova nga Kryetari Muetafa të
vazhdoj pozitën për të përmbyllur idetë dhe punët e mbetura, por, duke kuptuar
pozitën e Kryetarit gjatë një takimi, vendosëm të ndahemi miqësisht nga LDK.
Gjatë këtij takimi nuk ka qenë askush prezent përveç Kryetarit Mustafa dhe duke
i ruajtur bisedat personale, dua ta demantojë Vjosën për deklaratën gënjyese në
T7.
Sa i përket deklaratave të tjera, punën e tregojnë
rezultatet e kompanisë sime!