75 Mall Live Search
15:17 / E Martë, 18 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Osmani: Thellësisht e prekur nga ngjarja në Gjilan, të merren masa për të shmangur rastet si ky

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë që ndodhi sot në Gjilan.

Vrasja e pesëfishtë nga një zyrtare policore mori mendimet dhe lutjet e të gjithë atyre që dëgjuan për tragjedinë.

Osmani tha se është thellësisht e prekur nga kjo ngjarje. Kryeparlamentarja shtoi se organet kompetente duhet të marrin masa urgjente për të shmangur rastet si ky, transmeton Indeksonline.

Postimi i plotë:

Thellësisht e prekur nga ngjarja tragjike në Gjilan. Mendimet dhe lutjet e të gjithë neve që u trishtuan nga kjo tragjedi do të jenë me viktimat dhe familjen e tyre në këtë orë të ligë. Organet kompetente duhet të marrin masa urgjente për të shmangur rastet si ky.