75 Mall Live Search
12:35 / E Diele, 15 Mars 2020 / indeksADMonline

Osmani: Askush nuk mund ta negociojë integritetin dhe sovranitetin e Kosovës

Mbrëmë, Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën lidhur me dialogun me Serbinë, ku thuhet se Qeveria e Kosovës është institucioni që ka mandatin që të udhëheqë bisedimet politike me Serbinë.

Rezoluta u propozua nga dy partitë e koalicionit, LVV dhe LDK, dhe u votua në seancën e jashtëzakonshme të kuvendit të thirrur për buxhetin, pa praninë e opozitës, shkruan Indeksonline.

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani tha se me rezolutën e miratuar askush nuk mund të të negociojë integritetin territorial, sovranitetin dhe rendin kushtetues të Republikës së Kosovës.

“Kushtetuta jonë ishte e qartë – por edhe tani – ky është vullneti politik i Parlamentit të Kosovës i shprehur në një votim mbrëmë. Dialogu me Republikën e Serbisë do të udhëhiqet nga Qeveria e Kosovës. Askush nuk mund të negociojë integritetin territorial, sovranitetin dhe rendin kushtetues të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Osmani.

Shkrimit, i’a ka bashkangjitur edhe tekstin e rezolutës së miratuar, ku thuhet se “Sovraniteti shtetëror, integriteti territorial dhe karakteri shtetëror unitar i Republikës së Kosovës janë të pacenueshme. Askush nuk ka të drejtë të bisedojë, dialogojë apo negociojë për sovranitetin, integritetin territorial, rendin kushtetues dhe karakterin unitar të Kosovës”./Indeksonline/