75 Mall Live Search
12:31 / E Enjte, 24 Tetor 2024 / MSH

Osmani thotë se në buxhetin e ardhshëm miratohen kërkesat për barna shtesë në Onkologji

Tetori shënon muajin e ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit.

Sot u mbajt manifestimi tradicional “Ecja simbolike” në sheshin “Ibrahim Rugova” në kryeqytet, raporton IndeksOnline.

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në një konferencë për media është shprehur se në buxhetin e ardhshëm do të miratohen të gjitha kërkesat për barna shtesë në Onkologji.

“Për të tretin vit radhazi presidenca me organizatën ‘Jeta-Vita’ kanë dhuruar pako onkologjike për gratë e prekura nga kanceri i gjirit kurse Ministria e Shëndetësisë ka udhëhequr përpjekjet për veprime konkrete për përmirësime për repartin e onkologjisë. Tani është radha që në buxhetin e ardhshëm të Republikës së Kosovës t’i miratojmë të gjitha kërkesat për barna shtesë që i ka pikërisht kjo Onkologji në mënyrë që sa ma shumë të lehtësohet sa më shumë kjo betejë e pacientëve”, ka thënë Osmani.

Në këtë manifestim është bashkuar edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.