Osmani thotë se Trump parandaloi së fundi një përshkallëzim në Kosovë

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka konfirmuar sot deklarimet e presidentit amerikan, Donald Trump, për ndalimin e një lufte të mundshme së fundit.
”Presidenti Trump e ka parandaluar një përshkallëzim të mundshëm së fundi”, tha presidentja Osmani.
”S’po flasim për vitin 2023 apo 2020. Po flasim për zhvillimet shumë të fundit. Por KFOR-i është aty dhe ne po bëjmë punë të mrekullueshme në parandalim e mbrojtje”, ka thënë Osmani në diskutimin e ndodhur në Universitetin ”Johns Hopkins” në Washington./Indeksonline/