75 Mall Live Search
22:04 / E Shtunë, 01 Nëntor 2025 / MSH

Osmani: U mobilizuam, 75 milionë euro investime për Fushë-Kosovën

Kandidati i LDK-së për kryetar të Fushë-Kosovës, Besnik Osmani, është takuar sot me dhjetëra qytetarë të qytetit, për të biseduar rreth investimeve.

Më saktësisht, Osmani thotë se u mobilizuan për 75 milionë euro investime, që tashmë janë të konfirmuara.

Në këto takime, ai u shoqërua nga PDK-ja.

“Sot, së bashku me përkrahjen e madhe të aktivistëve të LDK-së dhe PDK-së, zhvilluam takime të mrekullueshme me banorët e qytetit tonë” u shpreh ai.

Ky është postimi i plotë i tij:

E shtunë perfekte!

Diell, gjallëri dhe energji në qytetin tonë.

Mobilizim dhe përkrahje nga çdo anë për 75 milionë euro investime, tashmë të konfirmuara për komunën tonë!

Sot, së bashku me përkrahjen e madhe të aktivistëve të LDK-së dhe PDK-së, zhvilluam takime të mrekullueshme me banorët e qytetit tonë.