75 Mall Live Search
12:11 / E Diele, 19 Prill 2020 / indeksADMonline

Osmani ua uron ortodoksëve Pashkët

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar besimtarët ortodoksë me rastin e festës së Pashkëve.

Në mesazhin e saj thuhet:

“Në këto ditë kur po përballemi nga pandemia Covid-19, Festa e Pashkëve ortodoks duhet të shërbejë për ta bartur mesazhin e unitetit dhe solidaritetit njerëzor.

Ashtu siç Pashka simbolizon kalimin nga e përkohshmja në të përjetshmen, duhet ta ringjallim forcën për të ecur përpara me besim tek njëri-tjetri për një të ardhme më të mirë!

Për shumë mote Pashkët, gjithë besimtarëve ortodoksë!​