75 Mall Live Search
18:13 / E Premte, 14 Qershor 2024 / FR

Osmani udhëton në Zvicër, do të marrë pjesë në Samitin e Paqes për Ukrainën

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani do ta përfaqësojë vendin të shtunën në Samitin e Paqes për Ukrianën.

Presidenca përmes një komunikate për media, ka njoftuar se Osmani me ftesë të Presidentes së Konfederatës Zvicerane, Viola Amherd ka udhëtuar në Zvicër.

“Në Samit, i cili do të mbahet më 15 dhe 16 qershor 2024 në Bürgenstock, afër Lucernit, Presidentja Osmani do të jetë krahas presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, Presidentes së Zvicrës, Viola Amherd, si dhe afër 100 liderëve e përfaqësuesve të tjerë nga e mbarë bota.

“Samiti i nivelit të lartë, i cili do t’i mbledhë liderët botëror për të diskutuar rëndësinë dhe mënyrat e vazhdimit të mbështetjes për Ukrainën, do të përqendrohet edhe në rëndësinë kritike të arritjes së paqes në Ukrainë.” – thuhet tutje.

Në fund, presidenca ka njoftuar se Osmani do të zhvillojë takime bilaterale me liderë të tjerë botërorë.