23:47 / E Enjte, 20 Tetor 2022 / MSH

Osmani unifikuese, bën bashkë pozitë e opozitë në samit

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, nesër organizon për herë të parë Forumin për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.

Në mesin e shumë të ftuarve, përfshirë dhe emisarin Miroslav Lajçak, Osmani ka ftuar edhe gra të fuqishme nga skena e politikës, njofton Indeksonline.

Në mesin e këtyre grave është Jehona Lushaku-Sadriu, kryetare e Gruas në LDK, pastaj Donjeta Sahatçiu nga PDK, Albena Reshitaj e AAK-së, Saranda Bogujevci nga LVV, Jeta Statovci e Listës Guxo, Grida Dumi, deputete në parlamentin e Shqipërisë, e kështu me radhë.

Forumi do të mbahet më 22 dhe 23 tetor, me fillim nga ora 8./Indeksonline/