75 Mall Live Search
11:39 / E Hënë, 24 Shkurt 2025 / Z S

Osmani uron CDU/CSU për fitoren në Gjermani: Mezi pres të thellojmë lidhjet tona

Presidentja Vjosa Osmani ka uruar udhëheqësin e CDU-së, Friedrich Merz dhe atë të CSU-së, Markus Soeder, për fitoren në zgjedhjet federale të 23 shkurtit, në Gjermani.

Osmani përmes një postimi në platformës X ka shkruar se Kosova dhe Gjermania kanë marrëdhënie të shkëlqyera dhe do të vazhdojnë t’i thellojnë ato edhe më shumë.

”Urime Unionit Demokristian (CDU), Unionit Kristian Social (CSU) dhe liderëve të tyre@_FriedrichMerzdhe@markus_soederpër fitoren e tyre në zgjedhjet federale të Gjermanisë. Vendet tona ndajnë një histori të gjatë marrëdhëniesh të shkëlqyera dhe mezi pres të thellojmë lidhjet tona të ngushta në vitet në vijim”, është shprehur Osmani./Indeksonline/