75 Mall Live Search
10:24 / E Diele, 07 Janar 2024 / LB

Osmani uron Krishtlindjen ortodokse

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar besimtarët ortodoks me rastin e festës së Krishtlindjes.

“Në këtë ditë, shtëpitë tuaja qofshin të mbushura me ngrohtësi, paqe, dashuri dhe respekt”, thuhet në urimin e presidentes Osmani.

Urimi i plotë:

I uroj komunitetit ortodoks festën e Krishtlindjes!

Në këtë ditë, shtëpitë tuaja qofshin të mbushura me ngrohtësi, paqe, dashuri dhe respekt.

Mirëkuptimi,  solidariteti, toleranca dhe shpresa qofshin udhërrëfyes të përhershëm për secilin!

Gëzuar për shumë mot Krishtlindjen ortodokse!