75 Mall Live Search
23:36 / E Shtunë, 18 Maj 2024 / MSH

Osmani uron kryeministrin kroat, për mandatin e tretë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani e ka uruar Andrej Plenkoviqin, për mandatin e tij të tretë si kryeministër i Kroacisë.

Osmani, theksoi se e vlerëson shumë mbështetjen e tij të vazhdueshme.

“Urime mikut të dashur të Kosovës, AndrejPlenkovic, në mandatin e tretë si Kryeministër i Kroacisë!”, shkroi Osmani në “X”.

“Ne jemi krenarë për partneritetin tonë me Kroacinë dhe vlerësojmë shumë mbështetjen tuaj të patundur dhe të vazhdueshme” vijoi ajo.