75 Mall Live Search
12:54 / E Hënë, 14 Korrik 2025 / S Z

Osmani uron Macronin për pavarësinë: Kosova feston miqësinë e palëkundur me Francën

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, e ka uruar homologun e saj Emmanuel Macron, me rastin e 14 korrikut – Ditës Kombëtare të Francës.

Në urimin e saj, Osmani tha se Kosova feston miqësinë e palëkundur që na lidh me Francën dhe pret me padurim një partneritet të fortë të bazuar në besim dhe respekt të ndërsjellë.

“Ne mezi presim të vazhdojmë të shkruajmë këtë histori të bukur duke forcuar më tej lidhjet tona”, thuhet në urimin e presidentes Osmani.