75 Mall Live Search
14:30 / E Martë, 16 Korrik 2024 / S Z

Osmani uron Metsolën për rizgjedhjen në krye të PE-së: Mezi pres të vazhdojmë bashkëpunimin e shkëlqyer

Presidentja Vjosa Osmani ka uruar presidenten e Parlamentit Europian, Roberta Metsola, për rizgjedhjen e saj në këtë post.

Osmani tha se mezi pret që të vazhdojë bashkëpunimin me të për rrugën e Kosovës drejt BE-së.

“Urime, e dashur Roberta Metsola në rizgjedhjen tuaj si presidente e Parlamentit Europian. Ndërsa ju vazhdoni të udhëhiqni Shtëpinë e Demokracisë së Europës në këto kohë sfiduese, mezi pres të vazhdojmë bashkëpunimin tonë të shkëlqyer dhe të avancojmë rrugën e Kosovës drejt BE-së”, ka shkruar Osmani.