10:15 / E Hënë, 27 Maj 2024 / S Z

Osmani uron Nauseda-n për rizgjedhjen e tij në krye të presidencës lituaneze: Mezi presim ta vazhdojmë partneritetin

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka uruar Gitanas Nauseda-n për rizgjedhjen e tij në krye të presidencës lituaneze.

Sipas një postimi në platformën X, Osmani ka thënë se mezi pret që bashkë me presidentin e Lutianisë të vazhdojn partneritetin dhe bashkëpunimin për avancimin e Kosovës drejt rrugës euroaltantike.

“Mezi presim të vazhdojmë partneritetin dhe bashkëpunimin tonë të fortë dhe të punojmë së bashku për të avancuar rrugën euroatlantike të Kosovës”, ka shkruar Osmani.