75 Mall Live Search
10:31 / E Diele, 16 Prill 2023 / MSH

Osmani uron Pashkët Ortodokse

Sot besimtarët ortodoksë kremtojnë Pashkët. Në këtë ditë, uroj që paqja dhe respekti të mbretërojë në secilën familje!

Pashkët janë festë e ringjalljes, ringritjes dhe shpresës dhe mundësi për ta ndarë gëzimin e shpresën me të gjithë.

Festat si kjo janë manifestim i vlerave të përbashkëta njerëzore, humanizmit e solidaritetit, të cilat ngjallin shpresë për të ardhmen!

Le të dëshmohet në këtë festë shpirti ynë solidar dhe ta vazhdojmë traditën e çmuar të kremtimit të festave në frymën e mirëkuptimit, tolerancës dhe respektit të ndërsjellë!

Për shumë mote, gëzuar Pashkët ortodoksë!