Osmani uron për muajin e Ramazanit: Më shumë paqe, mirësi e solidaritet
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, ka përcjellë një mesazh urimi për të gjithë besimtarët myslimanë.
Në mesazhin e saj, Presidentja Osmani ka theksuar rëndësinë e këtij muaji si kohë reflektimi, përkushtimi shpirtëror dhe afrimi me njëri-tjetrin.
Postimi i plotë:
Le të sjellë ky muaj i bekuar më shumë paqe në zemrat e secilit, më shumë mirësi dhe më shumë solidaritet në vepra. Ramazani është kohë reflektimi dhe afrimi me njëri-tjetrin.
Uroj që sofrat tuaja të jenë të mbushura me begati e shtëpitë me harmoni!
Agjërim të lehtë e të pranuar!./Indeksonline/

