75 Mall Live Search
13:39 / E Diele, 20 Nëntor 2022 / LB

Osmani uron presidentin Biden për ditëlindjen e 80-të

Presidenti amerikan Joe Biden feston ditëlindjen e 80-të.

Në mesin e shumë urimeve, presidentin për ditëlindje e ka uruar edhe presidentja Vjosa Osmani.

Në një postim në profilin e saj në Twitter, Osmani e ka falënderuar Biden për alencën e hekurt mes SHBA-së dhe Kosovës, duke përmendur se Biden qëndron gjithmonë në mbrojtje të vlerave të përbashkëta mes dy vendeve.

“Urimet më të ngrohta për presidentin Biden në ditëlindjen e 80-të nga populli i Republikës së Kosovës”, shkruan Osmani në postimin e saj.