Osmani uron presidentin brazilian për postin e ri

Presidentja e Repulikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Lula da Silvan, në përzgjedhjen e tij si president i ri i Brazilit.
Ajo ka uruar edhe popullin brazilian për këtë proces demokratik.
Presidentja Osmani ka shpresuar në thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.
“Urime Presidentit të zgjedhur Lula për zgjedhjen tuaj dhe për popullin brazilian për përfundimin e këtij procesi të rëndësishëm demokratik! Shpresojmë të punojmë me ju për të thelluar bashkëpunimin mes vendeve tona” ka shkruar Osmani në Twitter.