Osmani uron presidentin e ri polak, ka një porosi për të

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Karol Nawrockin në marrjen e detyrës si president i Polonisë.
Ajo i ka uruar atij gjithë të mirat, duke pritur thellim të bashkëpunimit, për të mirën e të dy popujve, shkruan IndeksOnline.
“Urimet më të përzemërta Presidentit Karol Nawrocki, i cili zyrtarisht merr detyrën sot. I uroj gjithë të mirat ndërsa merr përsipër përgjegjësinë fisnike të udhëheqjes së Republikës së Polonisë, një partner i rëndësishëm i vendit tonë.
Pres me padurim thellimin e bashkëpunimit tonë nën udhëheqjen e tij – për të mirën e të dy popujve tanë. Nga bashkëpunimi mbrojtës dhe ekonomik deri te shkëmbimet kulturore dhe ndërnjerëzore, besoj se partneriteti ynë ka një potencial të jashtëzakonshëm për të përfituar të dy vendet tona” ka shkruar Osmani.