11:16 / E Martë, 27 Shkurt 2024 / L K

Osmani uron presidentin e ri të Hungarisë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka uruar presidentin e ri të Hungarisë, Tamas Sulyok.

Osmani përmes një postimi në platformën “X”, ka thënë se mezi pret të rrisë bashkëpunimin Kosovë-Hungari.

“Ju uroj suksese në rrugëtimin e shenjtë të udhëheqjes së vendit tuaj dhe mezi pres të punoj me ju për të rritur bashkëpunimin Kosovë-Hungari”, ka shkruar Osmani.

Hap fotografinë