75 Mall Live Search
13:17 / E Enjte, 01 Gusht 2024 / FR

Osmani uron Zvicrën për Ditën Kombëtare: Ke qëndruar krah për krah me ne

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, e ka uruar Zvicrën për Ditën e saj Kombëtare.

Në një postim në platformën X, ajo e ka shpërndarë një fotografi me presidenten zvicerane, Viola Amherd.

“Zvicra ka qenë një mike e vërtetë dhe një aleate e palëkundur, duke qëndruar krah për krah me Kosovën gjatë gjithë viteve”.

“Sot, ne festojmë me ju, duke nderuar lidhjet e forta që lidhin vendet tona, përfshirë rolin që diaspora jonë ka luajtur në ndërtimin e këtij partneriteti të fortë”, ka shkruar Osmani.