Osmani ushtarëve të FSK-së: Jemi shumë krenarë me ju

Presidentja e vendit Vjosa Osmani ishte sot e pranishme në ushtrimin fushor “Ujku i çeliktë”, të Forcës së Sigurisë e Kosovës (FSK), i cili u mbajt në poligonin ushtarak në Babaj të Bokës në Gjakovë,
Osmani tha se janë krenarë me ushtarët, të cilët pavarësisht sfidave, nuk zmbrapsen.
“Jemi shumë krenarë me ju. Stervitja fushore është më shumë se një test shkathtësie, e cila nuk zmbrapset pavarësiht sfidave. Ju treguat përkushtimin për mbrojtjen e territorin në çdo cep. Ju mishëroni këtë frymë, me operacionet sulmuese ju treguat se përballë çfarëdo rrëziku nuk lëkundeni. “Ujku i Çeliktë” është dëshmi jetike se po përgatitemi për sfidat e nesërme. Ushtrinë e kemi ndërtuar me aftësi dhe kapacitete opercionale”, tha Osmani../Indeksonline/