75 Mall Live Search
23:42 / E Mërkurë, 08 Prill 2020 / indeksADMonline

Osmani: Veç higjienës fizike, ta mbajmë edhe atë mentale për kontaminim nga shpifës e shantazhues

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani, pa dashur shumë të komentojë deklaratat e nënkryetarit të LDK-së, Agim Veliu, i cili sot përmes një postimi e quajti atë përkthyese të Thaçit e frikacake, ajo ka publikuar një shkrim të shkurtë në faqen zyrtare Facebook.

Përmes këtij statusi ajo i kundërpërgjigjet shumë shkurtë Veliut ku shkruan:

Vendi ynë po kalon dy pandemi: atë të Coronavirusit si dhe pandeminë e politikanëve të papërgjegjshëm.

Prandaj këto ditë, përveç higjienës fizike, është me rëndësi të mbajmë edhe higjienë mentale nga përpjekje të ndryshme për kontaminim nga shpifës e shantazhues. Në të dyja betejat, #Dojadalim ??.