Osmani vijon aktivitetet në Zvicër, zbardhet agjenda e takimeve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në kuadër të vizitës zyrtare në Zvicër, sot në ditën e dytë do të ketë disa aktivitete.
Në orën 9:00 do të vizitojë kompaninë “Stadler Rail” në St. Gallen.
Ndërsa, në orën 11:45 do të vizitojë Universitetin e St. Gallenit.
Në orën 16:10 presidentja Osmani do të takohet në Gjenevë me Marko Ahtisaarin, kryetar i bordit të fondacionit për paqe “CMI Martti Ahtisaari”.
Është kjo vizita e parë e një presidenti të Kosovës në Zvicër me ftesë të presidentit të këtij shteti.
Presidentja Osmani u prit në Zvicër me nderime ushtarake.