75 Mall Live Search
18:07 / E Martë, 19 Maj 2026 / B XH

Osmani viziton bizneset në Anamoravë: Suksesi nuk vjen kurrë rastësisht

Kandidatja për presidente nga LDK, Vjosa Osmani po e vazhdon fushatën zgjedhje për zgjedhjet e 7 qershorit.

Ajo sot e ka vazhduar fushatën në Anamoravë, duke vizituar bizneset e kësaj ane.

Postimi i Osmanit:

Suksesi nuk vjen kurrë rastësisht. Ai ndërtohet çdo ditë me përkushtim, punë të palodhur dhe vizion të qartë.

Bizneset e Anamoravës janë dëshmi se kur puna e ndershme bashkohet me profesionalizmin, rezultatet flasin vetë.

Faleminderit për pritjen dhe diskutimet sot gjatë vizitave te Uji Dea, ASK Foods dhe Euro Fisi. Mbi të gjitha faleminderit për angazhimin e palodhshëm dhe për shembullin se gjithçka ndërtohet me punë dhe vetëm me punë.