75 Mall Live Search
09:20 / E Premte, 08 Maj 2026 / Z S

Osmani viziton Gjonajt: Përjetuam mikpritjen, bujarinë dhe dashurinë që burojnë nga zemra!

Ish-presidentja Vjosa Osmani ka zhvilluar një vizitë në familjen Hodaj në Gjonaj.

Osmani tha se gjatë vizitës në këtë familje përjetuan edhe njëherë atë që e bën Kosovën të veçantë, mikpritjen, bujarinë dhe dashurinë që burojnë nga zemra.

Postimi i plotë:

Në familjen Hodaj, në Gjonaj, përjetuam edhe një herë atë që e bën Kosovën tonë kaq të veçantë: mikpritjen, bujarinë dhe dashurinë që burojnë nga zemra. Ishte një nder i madh për mua që familja më kërkoi të bëhem kumbarë e djalit të posalindur Jor Hodaj, një moment që na lidhi edhe më fort me këtë familje të mrekullueshme dhe me traditat tona të çmuara. Jorit i urojmë shëndet, jetë të gjatë e përplot gëzime.