75 Mall Live Search
11:50 / E Enjte, 18 Shtator 2025 / F.R

Osmani viziton një biznes në Fushë-Kosovë: Si parti e djathtë, ne besojmë se fuqizimi i biznesit privat është çelësi i suksesit

Kandidati për kryetar të Komunës së Fushë-Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besnik Osmani, ka vizituar një fabrikë në këtë komunë.

Osmani, u shpreh se si parti e djathtë, ne besojmë se fuqizimi i biznesit privat është çelësi për një Fushë-Kosovë më të zhvilluar.

“Vizita jonë në Fabrikën e Skeleve në Fushë-Kosovë na bëri krenarë për suksesin e një biznesi vendas që eksporton në 12 shtete të botës, përveç tregut lokal. Ky është shembulli më i mirë se si iniciativa private, tregu i lirë dhe konkurrenca sjellin zhvillim ekonomik dhe rrisin punësimin në qytetin tonë.

Si parti e djathtë, ne besojmë se fuqizimi i biznesit privat është çelësi për një Fushë-Kosovë më të zhvilluar, me ekonomi të fortë dhe më shumë mundësi për qytetarët tanë”, ka shkruar Osmani.

Ndërsa ka shtuar se do të rriten edhe më fuqishëm duke i dhënë hapësirë dhe përkrahje të plotë sipërmarrjes vendore./IndeksOnline/