Osmani viziton një kompani në Fushë Kosovë: Në këtë ndërmarrje kanë gjetur punë shumë qytetarë të komunës sonë

Kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së FushëKosovës, Besnik Osmani sot ka vizituar kompaninë Kosmote Foods.
Sipas Osmanit, Kosmote Foods është shembull i vizionit dhe i punës së palodhshme, duke sjellë produkte cilësore për qytetarët tanë dhe duke krijuar vende pune e zhvillim për vendin.
Postimi i plotë:
Kosmonte Foods nuk është vetëm një kompani ushqimore – është shembull i vizionit dhe i punës së palodhshme, duke sjellë produkte cilësore për qytetarët tanë dhe duke krijuar vende pune e zhvillim për vendin.
Në këtë ndërmarrje kanë gjetur punë shumë qytetarë të komunës sonë.
Në takimin me menaxhmentin dhe stafin e kompanisë u ndjeva i frymëzuar nga përkushtimi i tyre për inovacion, cilësi dhe qëndrueshmëri.
Fushë Kosova PËRTEJ!