75 Mall Live Search
18:07 / E Hënë, 01 Shtator 2025 / Z S

Osmani viziton shkollën për fëmijët me nevoja të veçanta: Çdo buzëqeshje e këtyre fëmijëve na kujton se forca e vërtetë qëndron te dashuria

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani gjatë ditës së sotme ka vizituar shkollën për fëmijët me nevoja të veçanta, Qendrën Burimore “Përparimi” në Prishtinë.

Sipas Osmanit çdo buzëqeshje e këtyre fëmijëve na kujton se forca e vërtetë qëndron te dashuria, përkushtimi dhe gjithëpërfshirja.

Postimi i plotë:

Sot, në ditën kur mijëra fëmijë në mbarë Kosovën kthehen në bankat e dijes me sytë plot ëndrra dhe zemrën plot gëzim, vizitova shkollën për fëmijët me nevoja të veçanta, Qendrën Burimore “Përparimi” në Prishtinë.

Çdo buzëqeshje e këtyre fëmijëve na kujton se forca e vërtetë qëndron te dashuria, përkushtimi dhe gjithëpërfshirja.

Faleminderit mësueseve, heroinave të përditshme të këtij udhëtimi, që me durim, dije dhe zemër ndriçojnë rrugën e brezave të ardhshëm, përkundër sfidave të çdoditshme me të cilat ballafaqohen fëmijët me nevoja të veçanta dhe familjet e tyre./Indeksonline/