75 Mall Live Search
21:04 / E Premte, 09 Janar 2026 / F.R

Osmani viziton trenjakët e lindur në ndërrimin e motmoteve: Çdo lindje është një investim për të ardhmen tonë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar dje një vizitë të veçantë në spital, me ftesë të nënës së re Fjolla Ibrahimi Starabaja, për të takuar trenjakët që erdhën në jetë në ndërrimin e motmoteve.

Në një postim në facebook, Osmani e cilësoi këtë ngjarje si një bekim të rrallë dhe një fillim simbolik të vitit të ri, plot shpresë dhe jetë. Ajo theksoi emocionin e veçantë që shoqëron lindjen e trenjakëve, duke e konsideruar këtë moment si një mesazh pozitiv për të ardhmen. shkruan IndeksOnline.

“Me ftesë të nënës së re, Fjolla Ibrahimi Starabaja, dje vizituam në spital trenjakët e ardhur në jetë në ndërrimin e motmoteve, një bekim i rrallë dhe një fillim simbolik i vitit të ri, plot shpresë e jetë.Në atë dhomë kishte dashuri, forcë dhe përkushtim. Përveç trenjakëve, aty ndodheshin edhe dy foshnja të tjera, nënat e të cilave kishin lindur për herë të tretë, duke dëshmuar se familja mbetet vlera më e fortë e shoqërisë sonë”, ka shkruar Osmani.

Në të njëjtën kohë, Osmani vlerësoi edhe punën dhe përkujdesjen profesionale të personelit mjekësor, duke theksuar se çdo lindje është një investim për të ardhmen e përbashkët./IndeksOnline/