Osmani vlerëson lartë mikpritjen në vendlindjen e presidentes së Zvicrës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka zhvilluar një vizitë zyrtre në shtetin e Zvicrës.
Osmani është pritur me ndërime shtetërore nga homologia e saj, Karin Keller-Sutter.
Në ditën e dytë të vizitës, Osmani ka qëndruar në kantonet Thurgau dhe St. Gallen, ku është pritur me nderime nga autoritetet lokale zvicerane, raporton IndeksOnline.
Përmes një postimi në Facebook, Osmani ka vlerësuar lart mikpritjen dhe vlerat që e karakterizojnë shtetin zviceran, duke e cilësuar atë si një model për t’u ndjekur në shumë fusha.
“Ditën e dytë të vizitës shtetërore në Zvicër e filluam në kantonin e Thurgau dhe atë të St. Gallen, njëherit vendlindja e Presidentes Karin Keller-Sutter.
Kënaqësi të përjetojmë nga afër historinë e pasur, kulturën e veçantë dhe inovacionin që e bën Zvicrën një shembull frymëzues për mbarë botën. 🇽🇰🇨🇭”, thuhet në njoftimin e presidentes Osmani. /IndeksOnline/