75 Mall Live Search
20:11 / E Diele, 28 Mars 2021 / AR

Osmani: Zemrat na bëhen mal sa herë që Dardanët zbarkojnë në fushë të futbollit!

Sa herë që Dardanët zbarkojnë në fushë tē futbollit, secilën herë zemrat na bëhen mal e krenaria mbizotëron, tha Vjosa Osmani pak para fillimit të ndeshjes mes Kosovës dhe Suedisë, shkruan Indeksonline.

Postimi i plotë:

Sa herë që Dardanët zbarkojnë në fushë tē futbollit, secilën herë zemrat na bëhen mal e krenaria mbizotëron.

Loja juaj nuk është thjesht futboll, loja juaj është sinonim i entuziazmit e zellit që personifikojnë më së miri këtë stad të zhvillimit të vendit tonë.

Ju faleminderit për emocionin që na e dhuroni çdo herë. Qoftë nata e sotme kapitull suksesi në rrugëtimin tuaj drejt majave.

Forca, Ekipi i zemrave tona! ?? ⚽️

#KOSSWE ?? ??