75 Mall Live Search
14:45 / E Shtunë, 21 Shkurt 2026 / F.R

Osmani zhvillon bisedë telefonike me presidentin e Finlandës, diskutuam zhvillimet e fundit politike dhe për sigurinë

Presidentja Vjosa Osmani ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin finlandez, Alexander Stubb.

Gjatë bisedës u diskutuan zhvillimet e fundit politike dhe të sigurisë në rajon, si dhe mënyrat për të forcuar partneritetin mes dy vendeve.

Në postimin e saj në platformën X, Osmani theksoi rëndësinë e mbështetjes ndërkombëtare për Kosovën:

“Është gjithmonë e rëndësishme të kemi një partner të besueshëm si Finlanda. Faleminderit për përkrahjen e palëkundur për të ardhmen euro-atlantike të vendit tonë.”./IndeksOnline/